Maliqi paralajmëron denoncimin e fortë: Brenda javës kallëzim i radhës për këta mafiozë të pashpirt
Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë shkruan se grup i strukturuar kriminal, trafikantë, hajdutë, banditë, zyrtarë, oligarkë apo drejtues policie që ndikuan, manipuluan, kërcënuan, ndryshuan rezultatin dhe grabitën mandatin e Bashkisë Kuçovë ende të pandëshkuar.
Ai shton se brenda javës kallëzim i radhës nga ai për këta mafiozë të pashpirt të tjetërsimit të vullnetit të lirë të popullit dhe dhunues të votës së lirë.
Maliqi: “SPAK” vazhdon të hesht! Grup i strukturuar kriminal, trafikantë, hajdutë, banditë, zyrtarë, oligarkë apo drejtues policie që ndikuan, manipuluan, kërcënuan, ndryshuan rezultatin dhe grabitën mandatin e Bashkisë Kuçovë ende të pandëshkuar!
Brenda javës kallëzim i radhës, tronditës për këta mafiozë të pashpirt të tjetërsimit të vullnetit të lirë të popullit dhe dhunues të votës së lirë, së taksave të shqiptarëve dhe kriminelë ordinerë që ende mbrohen nga SPAK, me ndërhyrje të mafies politike dhe oligarkëve! Drejtësi e vonuar, por do të zbardhet me patjetër! S’ka kthim pas! Lufta me mafian është ndër më të vështirat, por do ja dalim me fitore!
