Vula e PD-së, Lita: Do të jepet qartësi ligjore 1 vit para zgjedhjeve, baza e përçarë totalisht

I ftuar në Ora News, analisti Lavdërim Lita nga Faktor.al u shpreh se vula e PD-së është tek partia e Bashës, sepse Apeli vitin e kaluar e la aty.

Lita tha se Palët kanë thënë se do ta pranojnë vendimin ose do ta çojnë në një shkallë më lartë, duke shtuar se kështu i jepet fund një çështjeje të stërzgjatur.

Lita: Vula është tek partia e Bashës, sepse Apeli vitin e kaluar e la aty. Gjykata e lartë e ka kthyer çështjen në themel, duke iu kthyer një debati para 3 vitesh dhe Foltore së Berishës. Do të shihet nëse kjo lëvizje është bërë sipas rregullave të partisë dhe do të shihet nëse është legale, duke i dhënë fund kësaj çështjeje dhe fatit të saj ligjor.

Palët kanë thënë se do ta pranojnë vendimin ose do ta çojnë në një shkallë më lartë. Një vit para zgjedhjeve, duhet të ketë një qartësi ligjore nga pikëpamja e rregullave dhe ligjeve. Kjo nuk zgjidh çarjen e thellë që ka ndodhur parti, pasi ka çarje edhe në bazë me qasje totalisht të ndryshme në raport me partnerëve strategjikë.