Rama nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Rama
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar sot kryeministrit Edi Rama Çelësin e Qytetit, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.
Në fjalën e tij para gazetarëve, kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama vlerësoi punën e kryeministrit të Shqipërisë për punën e kryer në zhvillimin e hapësirës mbarëshqiptare.
“Pata nderin që t’ia dhuroj Çelësin e Kryeqytetit kryeministrit Edi Rama, që çmon angazhimin e tij të palëkundur për të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Gjuha, tradita, tolerance fetare jan të përbashkëtat e dy vendeve dhe kryeqendrave tona dhe fatet tona janë të gërshetuara dhe prihen nga i njejti yll polar që na orienton drejt përparimit dhe unitetit. Për këtë arsye e çmoj edhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë në arenën ndërkombëtare për Kosovën dhe e shohim si arma jonë e rëndësishme me të cilin jemi të lidhur fort e duhet ta shfrytëzojmë çdo ditë, E përgëzoj për zhvillimin e hovshëm që ka bërë Shqipëria dhe populli shqiptar këto vitet e fundit”, tha kreu i komunës së Prishtinës, Rama.
Ai shtoi se “i gëzohemi faktit që Shqipëria është kthyer në një brend turistik, si një perlë e bukur, e mrekullueshme që vizitohet nga e gjithë bota”.
“Normal kur vizitohet Shqipëria nga e gjithë bota, është e ndërlidhur edhe me ardhjen e turistëvë në Kosovë. Prandaj kjo është edhe një falënderim për punën që kryeministri Edi Rama e bën jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarinë, për të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, pasi tashmë nuk jemi më refugjatë, nuk jemi të ikur më Jemi një diasporëjemi qytetarë që rrojmë krenarë me çka kemi, me pasurinë, me kulturën, me traditën, me natyrën, me vlerat me të cilat tashmë i përçojmë në vende të ndryshme të botës, ehe kjo vjen si rezultat i punës së mrekullueshme të shtetit shqiptar, të kryeministrit Edi Rama dhe gjithë ekipeve të tij të mrekullueshme. Dua ta falenderoj nga zemra që ka gjketur kohën me qenë sot këtu me ne e të na nderojë me prezencën e tij për herë të parë, e shpresoj jo për herë të fundit, në Odën e Kryeqytetit dhe të mos ndaleët në rrugë të tij për të bashku kulturën tonë, infrastrukturën, bashkëpunimet akademike, studentore, rininë, sepse e ardhmjë e jonë është e ardhme e përbashkët”, mbylli fjalë e tij Përparim Rama.
