Xhixho: Dhuna ndaj Klevis Balliut dhe opozitës, tregon se ky regjim është i zhytur deri në fyt në...
ZëvendësPresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj anëtarit të kryesisë së selisë blu, Klevis Balliu në protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës, nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Xhixho shprehet se akte të dhunshme si ai ndaj Klevis Balliut dhe kolegëve të opozitës, tregojnë se ky regjim është i zhytur deri në fyt në afera korruptive si inceneratorët dhe afera 5D, ndaj dhe dhuna kriminale është mjeti i vetëm ndaj qytetarëve.
REAGIMI I XHIXHOS
Dënoj me forcë hedhjen e gazit toksik ndaj përfaqësuesve të opozitës në protestën para Bashkisë së Tiranës.
Akte të dhunshme si ai ndaj Klevis Balliut dhe kolegëve të opozitës, tregojnë se ky regjim është i zhytur deri në fyt në afera korruptive si inceneratorët dhe afera 5D, ndaj dhe dhuna kriminale është mjeti i vetëm ndaj qytetarëve.
Përpjekja e dështuar për t’u mbyllur gojën denoncuesve të abuzimeve me miliona euro të qytetarëve veçse e thellon akoma më shumë skandalin ku është zhytur kjo qeveri.
E drejta e protestës është e garantuar në Kushtetutë, ndaj ne do të jemi çdo ditë në krah të qytetarëve dhe për të denoncuar megaaferat korruptive të kësaj maxhorance.
Llogaridhënia është detyrim, ndaj çdo formë dhune në protesta duhet të ndëshkohet në masën më të ashpër që parashikon ligji!

