Zgjedhjet për PE-në, Gjipali: Jemi mësuar të shikojmë kandidatë të së djathtës ekstreme
Analisti, Gledis Gjipali në një intervistë në Ora News u shpreh se jemi mësuar që të shikojmë kandidatë të së djathtës ekstreme.
Gjipali: Ishin një rekord në 20 vitet e fundit gjë që tregon edhe interesin e rritur ndaj zgjedhjeve në Parlamentin Europian që gjithsesi duhet thënë që është një institucion që nuk ka një rëndësi aq të madhe pra nuk ka një ndikim të madh vota për këtë institucion, por është në një farë mënyrë një matje e pulsit politik në secilën nga vendet të cilat janë ato forca që janë forcuar dhe cilat janë ato që janë dobësuar.
Në disa raste është test për qeverinë, pra kanë rolin e tyre edhe në kontekstin kombëtar gjë që shpesh është më e rëndësishme se sa rezultati në nivel europian.
Pati një ndikim të fortë në Francë për faktin që pati një forcim të madh të së djathtës gjë që bën për të patur edhe një vendimarrje të tillë, pra për të testuar elektoratin në zgjedhje të përgjithshme për të parë nëse qëndron apo jo mazhoranca apo ka ndryshuar orientimi politik i vendit.
Janë trende normale le të themi në 15 vitet e fundit që me shfaqjen e së djathtës ekstreme me rezultate të cialt treguan që po vjen duke u forcuar dhe janë valë të ndryshme që vijnë e ikin.
Ndërsa Franca nuk është hera e parë, gjithmonë kemi parë kandidatë të ekstremit të djathtë.
