Ktheu Kuvendin përmbys, PS ''hakmerret'' ndaj Flamur Nokës, përjashtohet nga seancat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 13:53
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin për dhjetë ditë nga Kuvendi për deputetin Flamur Noka.
Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, që të merreshin masa disiplinore për pesë deputetë të PD, në lidhje me situatën e krijuar të enjten e kaluar në Kuvend.
Raporton se ndaj katër deputetëve të tjerë Gazment Bardhi, Luan Baçi, Edi Paloka dhe Ervin Salianji nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore.
