Plagosja në këmbë e të riut në Shkodër, mister arsyet, ja çfarë thotë policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 07:28
Plagoset me armë zjarri në këmbë i riu në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”.
Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

