U kap me kokainë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 13:58
Një 25-vjeçar ka rënë në pranga nga sektroi i antidrogës në Kryeqytet pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur lëndë narkotike.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, S. A., 25 vjeç, banues në Tiranë u kap me kokainë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Seksionin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
