Korça ''josh'' turistët, Bashkia hap sezonin turistik veror me festivalin e Karnavaleve

E konfirmuar tashmë si destinacion i turizmit të natyrës dhe atij kulturor, Korça kërkon më shumë vizitorë.

Sezoni turistik veror nisi zyrtarisht me festën tradicionale te Karnavaleve.

Me festën tradicionale të karnavaleve, Korça çeli edhe zyrtarisht sezonin turistik.

Fëmijët e veshur si personazhet e preferuar ia shtuan gëzimin!

Edicionit të 17 të festivalit ndërkombëtar të Karnavaleve të Korçës iu shtuan edhe grupe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Italia.

Nga Mali i Zi kishin ardhur shqiptarë të Tuzit.

''Kemi ardhur nga Bullgaria jemi këtu për herë të dytë.

Është kënaqësi të jesh ne Korçë.

Atmosfera eshte fantastike ndersa ne kemi sjelle kostume tradicionale te Veriut te Bullgarisë''.

Turistët e huaj që u gjenden në Korçë iu gëzuan më së shumti festës.

''Vij nga Zelanda e Re, jam kenaqur shume, me pelqejne shume kostumet''.

''Vij nga Franca jam i lumtur qe rastisa me diten e karnavaleve sepse ketu atmosfera qenka shume e bukur''.

Pas paradës tradicionale në Bulevard, festivali i Karnavaleve kulmoi në zonën e Pazarit të vjetër të Korçës.

Festa vijoi edhe të dielën