Shpërthen në flakë automjeti në ecje e sipër

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e së dielës në rrugën e Lumit pranë Kudhësit.

Raportohet se në automjet ndodheshin dy persona, dhe fatmirësisht si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pasagjeri kanë shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve./BW