Plazh, mal, jug apo veri? Ku do i kalojnë shqiptarët pushimet? Ja si përgjigjen ato
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 13:45
Sezoni i verës ka nisur, por jo të gjithë do të shkojnë diku me pushime.
‘’Do ti bëj në shtëpinë time dhe në katundin tim.
Jemi nëpër punë akoma’’.
Pamundësia ekonomike është arsyeja kryesore që qytetarë të Tiranës thonë se nuk i lejon të kenë qoftë edhe pak ditë larg kryeqytetit.
‘’Me çfarë ti bëjmë pushimet?
Po të kemi lekë do ti bëjmë, nëse nuk kemi lek nuk do ti bëjmë’’.
Bregdeti i Durrësit shihet si zgjidhje për një pjesë tjetër të kryeqytetasve, kjo edhe per shkak te çmimeve me te uleta krahasuar me jugun.
‘’Andej nga Durrësi.
Plazh apo mal? Jug apo Veri ? Në Shqipëri apo jashtë saj?
Shqiptarët u japin përgjigje këtyre pyetjeve kryesisht mbi bazë të buxhetit.
‘’Varet sipas mundësive.
Në mal në ajër të fresktët’’.

