Projekti ''Fieri i së ardhmes'', vizioni inovativ për zhvillimin e qytetit sipas nxënësve
Nxënësit nga shkolla "Flatrat e Dijes" në Fier kanë ndërtuar një qytet të ri, duke përdorur teknologjinë dhe studimet për të zgjidhur sfidat shoqërore dhe mjedisore.
Me këtë projekt, ata shpresojnë të krijojnë një qytet më të mirë për të gjithë, ku jeta merr më shumë vlerë.
Kështu e kanë quajtur qytetin që kanë ndërtuar të rinjtë nga shkolla "Flatrat e Dijes" në Fier.
Kanë vendosur të përfshijnë krijimin e një qyteti të ri, ndërtuar me detaje dhe duke përdorur teknologjinë dhe studimet e ndryshme.
‘’Pra ideja për këtë projekt lindi nga shumë probleme të ndryshme që shfaqëin qytete të ditëve të sitme.
Disa nga problemet lidhen me shëndësinë apo sigurinë’’.
Me anë të këtij qyteti të ri kanë adresuar dhe sfidat e mëdha shoqërore dhe mjedisore që përballen qytetet e ndryshme.
‘’I vjen në ndihmë personave të verbër’’.
Thonë se projekti i tyre nuk është vetëm një ëndërr e bukur, por një plan i qëndrueshëm për të ardhmen.
Ata besojnë se nëpërmjet inovacionit dhe bashkëpunimit, mund të krijojmë një jetë më të mirë për të gjithë dhe vetëm kështu jeta merr më shumë vlerë.
