Me 7 koronare, por pa kemp/ Arjan Myrteza “mundi” vdekjen” por jo procedurat për pagesën
Ky është Arjan Myrteza 55-vjeç.
Në vitin 2010 teksa ishte duke punuar ai ndjeu një shqetësim duke i sjellë atij kompikacione në zemër ose sic mjeket i thanë pësoi infarkt akut inferior.
‘’Në vitin 2010 më ka rënë një infarkt akut.
Atë ditë kam qenë në punë.
Ndjeva një si këputje.
Nuk më kishtë ndodh njëherë.
Sa i kam hedhur ujë fytyrës, aty përplasa këmbët në tokë’’,
Thotë se që nga ajo kohë e deri më sot ka bërë 7 ndërhyrje koronare dhe ka pësuar një vdekje klinike.
Mjekët e nxorrën të paaftë për punë duke i bërë dokumentat për ta nxjerrë në kemp.
Që prej vitit 2010 e deri në vitin 2021, 55 vjeçari thotë se merrte kemp por pikërisht në 2021 pa nje arsye siç thotë kempi ju ndërpre.
‘’Nuk e di pse ma hoqën.
Mirëpo nga 2010 deri në 2021 e mora pensionin normalisht.
Të më japin atë që më takon’’.
Mendon se ky vendim është i padrejtë ndaj kërkon atë që i takon.
