Shpërthen në flakë automjeti në Malësinë e Madhe, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 17:50
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në Malësi të Madhe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta, teksa automjeti po lëvizte në rrugën Koplik-Bajzë.
Personat që udhëtonin në automjet kanë zbritur menjëherë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të shuar flakët.
