Solidaritet për Familjen Mekaj, Ora News i ofron ndihmë me ushqime dhe mbështetje
Një thirrje prekëse e nevojës dhe përpjekjeve për të mbijetuar.
Pas kronikës së transmetuar Departamenti Juridik i Ora News ka vendosur të ofrojë ndihmë në formë të ushqimeve dhe të mbështesë familjen Mekaj për ta përballuar në këtë periudhë të vështirë.
Teksa u dorëzojmë ushqimet gëzimi shihet qartë në sytë e tyre.
Falenderimet janë të shumta.
“Zoti ju ruajttë! Ua shpërbleftë Allahu. Janë sa të duash. Nuk isha as me marrë ilaçet.”
Familja Mekaj ballafaqohen vështirësi të mëdha. Me dy fëmijë dhe një nga ta me aftësi të kufizuara, ata janë në nevojë të vazhdueshme për ndihmë.
Kjo nuk është hera e parë që Ora News ka qenë pranë njerëzve në nevojë por ashtu si gjithmonë edhe këtë herë treguam se nëse përpiqemi të gjithë së bashku, mund të sjellim shpresë.
