“Bujqësia, prioritet i PL-së”, Blushi nga Korça: Mbështetje me 500 euro pagesë direkte për çdo hektar me pemë

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë, Tedi Blushi thotë se Partia e Lirisë do të mbështesë me 500 euro pagesë direkte çdo hektar pemishte.

Nga Boboshtica e Korçës, Blushi tha gjithashtu se në shitje te pikat e grumbullimit do të paguajmë 20 lekë/kg për sasinë e frutave të dorëzuara.

Teksa prezantoi programin e PL për bujqësinë ai tha se ky sektor është prioritet i kësaj force politike.

“Boll kanë vuajtur këto 11 vite fermerët duarartë të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Tedi Blushi.

Postimi i Blushit:

Partia e Lirisë do të mbështesë me 500 Euro pagesë direkte çdo hektar pemishte dhe në shitje te pikat e grumbullimit do të paguajmë 20 lekë/kg për sasinë e frutave të dorëzuara.

Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!

Boll kanë vuajtur këto 11 vite fermerët duarartë të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë!

Hedhja e prodhimeve në kanal dhe sharrimi i drurëve frutorë do të jenë drama që nuk do të përsëriten më kurrë!

Mundin dhe sakrificën e tyre do ta shndërrojmë në mirëqënie të sigurt për ta, në rritje dhe zhvillim për ekonominë shqiptare, për t’i dhënë fund shpopullimit!