20 qytete në mbikëqyrjen e kamerave. Baka: Rrugët ku s’do ketë policë, do pajisen dhe monitorohen me kamera

Gjithçka çfarë ndodh në terren 24 orë në ditë shumë shpejt do të monitorohet me kamera...

Me një rezolucion të lartë do të ofrojnë pamje të qarta, duke identifikuar lëvizjet e makinave dhe të qytetarëve.

Specialisti i qarkullimit rrugor Gerhard Baka thotë se këto pajisje përveç sigurisë, do të ndihmojnë edhe në menaxhimin e trafikut.

Gerhard Baka: “Do të vendosen në funksion edhe të sigurisë rrugore krahas sigurisë së rendit dhe qetësisë publike. Kjo sepse, do të na ndihmojë të bëjë të mundur evidentimin e shpejtë të shkeljeve rrugore, siç mund të jenë shkelje të cilat janë të pamundura për t’i mbuluar me anë të shërbimeve të qarkullimit rrugor.

Dhe kjo do të na e lehtësojë punën dhe të evidentojmë shkeljet dhe të marrim masa jo vetëm për rastet kur janë shkelje flagrante kur ndodhet punonjësi i policisë duke ushtruar detyrën e tij.

Por edhe në rastet kur nuk është një punonjës policie nëpërmjet kamerave do të bëhet i mundur evidentimi i kundravajtësve, të cilët kryejnë kundravajtje rrugore”.

Baka thotë se zonat e vendosjes do të përzgjidhen në bazë të një harte të mirë menduar.

Gerhard Baka: “Zonat që do të mbulohen më së shumti do të jenë zonat hyrëse-dalëse të kryeqytetit, bulevardet kryesore, si dhe zonat periferike që është e pamundur të mbulohen me shërbime të Policisë Rrugore”.  

Janë 20 qytete që do të jenë nën këtë mbikëqyrje, ndërsa monitorimi 24 orë synon edhe uljen e kriminalitetit dhe zbulimin e autorëve.

20 QYTETET QË DO TË JENË NË MBIKËQYRJE

Tirana

Durrësi

Kamza

Kavaja

Kruja

Laç

Lezhë

Rrëshen

Shkodër

Elbasan

Pogradec

Korçë

Lushnje

Fier

Berat

Vlorë

Sarandë

Gjirokastër

Peshkopi

Kukës