Humbi drejtimin e motorit dhe u rrëzua, humb jetën 35-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 08:57
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë.
Policia njofton se i riu ka humbur drejtimin e motorit dhe është rrëzuar, duke humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
