Humbi jetën pasi ra në greminë 100 metra, 56-vjeçari ishte kryeplak në fshatin Vasjan

Nazmi Boja 56 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga një shkëmb, më një greminë 100 metra të thellë, në aksin Fushë Buall-Shushicë ishte kryeplak i fshatit Vasjan të Nj.A Shushicë në Elbasan.

Pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale tha se “helikopteri i FA-së iu bashkua operacionit për të shpëtuar kryeplakun e fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë, në Elbasan Nazmi Boja, i cili ishte rrëzuar në një thellësi prej 100 m. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të forcave, në një terren të vështirë, fatkeqësisht kryeplaku u gjend i pajetë”.

"Rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, shtetasi N. B., 59 vjeç, banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi.

Për shkak të dëmtimeve shtetasi N. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter. Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës."

Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.