ME URDHËR TË SPAK/ Mbi 30 të arrestuar për trafik të emigrantëve, rreth 50 mandate kontrolli. Operacioni në vijim

Policia ka ndërmarrë një operacion në kuadër të luftës kundër trafikimit të emigrantëve dhe klandestinëve.

Operacioni po zhvillohet me urdhër të SPAK-ut.

Mësohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste dhe 50 mandate kontrolli. 

Operacioni per arrestimin te dyshuarëve per trafik klandestinesh, ka sjellë në vendin tonë edhe hetues nga Spanja, Italia, Kosova, SHBA.

Kalimi i kufirit behej me pasaporta false, kalimi ishte ne rruge tokësore por edhe me avionë.

Janë realizuar 51 kontrolle, 6 në arrest shtëpie, 30 në arrest me burg dhe 20 të arrestuar.