Radonshiqi: Të rinjtë merren me politikë si e vetmja mundësi për të gjetur punë në administratë

Për të folur për emigracionin dhe pasojat që sjell emigracioni ishte e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.

Përballë gazetares Sonila Musai , Radonshiqi tha se largimi sjell pasoja ekonomike ndërsa u shpreh se shumë të rijnë kërkojnë të punojnë në administratë publike dhemerren me politikë pasi e shohin si mundësi  më të lehtë për të siguruar një vend pune.