Protesta e opozitës para Kuvendit, shoqërohen nga policia 10 protestues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 22:04
Dhjetë protestues janë shoqëruar nga policia për protestën e sotme të thirrur nga opozita, e cila kërkonte largimin e Edi Ramës.
Protestuesit ndezën goma makinash dhe u përplasën me forcat e policisë, ndërsa disa herë tentuan të thyenin kordonin e ngjeshur të punonjësve të rendit, në hyrje të parlamentit.
Tensione ka patur dhe brenda sallës së Kuvendit, ku Flamur Noka është përjashtuar nga punimet e Kuvendit për shkak të debateve me Lindita Nikollën.
