Fitoi ndaj kandidates britanike, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi zgjidhet nën/Kryetare e EPRA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 10:05
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, zgjidhet nën/Kryetare e Autoritetit Europian (EPRA), Platforma Europiane e Enteve Rregullatore.
Krasniqi ishte në garë me kandidaten e Britanisë së Madhe, ndërsa fitoi kundrejt saj me një diferencë prej 7 votash.
Armela Krasniqi mori me 28 vota, ndërsa kandidatja britanike S.Walsh mori 21 vota.
