Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Policia ndalon 2 persona, dyshohen se kanë ndihmuar autorin për të larguar trupin e viktimës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 08:45
Dy persona janë ndaluar për ngjarjen e nje ditë më parë në Vlorë ku dyshohet se është vrarë Eraldo Nevruzi.
Ndalimi i tyre është kryer me iniciativë nga policia lokale pasi ka dyshime se kanë ndihmuar autorin e ngjarjes për të larguar 26 vjecarin që ishte i punësuar si recepsionist.
Policia ka dyshime se ata kanë dijeni mbi trupin e të riun e kështu ka nisur marrja e tyre në pyetje.
Policia edhe këtë të premte kontrollet i ka përqëndruar në fshatrat Gjipe, Dhërmi, Vuno pasi ka dyshime se trupi mund te jete lënë aty.
Ndërkohë nga ana e policisë shqiptare dhe asaj greke po mundohen të realizojne një deportim të Gerlad Shehut, me qëllim mos nënshtrimin e procedurave të ekstradimit.
