Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 20:52
Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”. Sipas policisë, viktima është shtetasi R.A.
Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.
Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
