Çaushaj: Rihapja e debatit mbi qendrat e emigrantëve, është pjesë e lojës së Ramës

Politologia, Rezarta Çaushaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se rihapaja e debatit mbi qendrat e emigrantëve është thjesht pjesë e lojës së Ramës që të zhvendosi vëmendjen.

Çaushaj: Unë kam frikë se rihapja e debatit mbi qendrat e emigrantëve është thjesht pjesë e lojës së Ramës që të zhvendosi vëmendjen.

Sepse ky debat duhej të ishte bërë përpara se të zhvillohej marrëveshja.

Pra nuk është se ka ndonjë dobi publike fakti që ne rihapim këtë debat.

Ky debat duhet të jetë i ndarë, për Italinë dhe për Shqipërinë.

Rama e ka si strategji edhe thirrjen e Melonit me urgjencë për këtë lloj konference që duhet të ishte mbajtur në fakt me 1 gusht sepse bën sens institucionalisht që kjo konferencë të mbahej në momentin që do hapeshin qendrat.