Vizita e Melonit/ Teliti: Secili kryeministër ishte me axhendën e vet, Rama nuk është Shqipëria
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama dhe Meloni ishin secili me axhendën e vet për të fituar disa pikë.
Teliti: Sinqerisht unë e kam parë si dy axhenda të dy kryeministrave.
Secili me axhendën e vet, të cilët përdorën një takim të përbashkët, secili për të fituar disa pikë.
Kryeministrja ka problematikat e veta, drejton shtetin Italian.
Ka problematika me emigracionin.
Ka qenë një premtimet e veta elektorale një zgjidhje për emigracionin.
Unë nuk merrem me pjesën italiane, unë merrem me qeverinë shqiptare.
Kryeministri vazhdoi me retorikën se unë jam Shqipëria.
Jo, ai nuk është Shqipëria.
Ne të gjithë bashkë jemi Shqipëria. Beteja mediakte e politike me fakte e RAI 3 që i ka djegur shumë kryeministrit sepse i prish atë imazhin e vet tashmë që është edhe në turin e tij të Diasporës.
