Pas inspektimit të kampeve të refugjatëve, Rama në krah të Melonit i kthehet gazetarëve: Kush flet për mafie...

Kryeministri Edi Rama, ka folur në konferencën për mediat me homologen Giorgia Meloni nga kampi në Gjadër, ka zgjedhur të flasë italisht.

“Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë t’ju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore.

E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, meqenëse gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare”, tha Rama.

Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Shëngjini, kreu i qeversisë Edi Rama tha se në mediet italiane janë thënë vetëm gjysmë të vërteta për Shqipërinë me qëllimin e vetëm për të sulmuar marrëveshjen e emigrantëve.

Edi Rama: Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetar që janë thënë në mediet italiane për Shqipërinë. Me qëllimin e saktë për të hedhur baltë mbi këtë vend dhe për të sulmuar këtë marrëveshje. Duhet të kenë turp ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt. Dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, Shqipërisë dhe vetë publikut italian.

Ne jemi shumë krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si evropianë të bashkuar brenda BE, por si evropianë me BE. Në fund të fundit askush nuk vendos nëse ne jemi evropianë apo jo. Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë dhe mund të kemi dyhime, qoftë edhe mbi mirësinë që kjo marrëveshje ka. Nëse do të jetë një vlerë apo gabim nuk e di. Nëse do të jetë një gabim, do të jetë një gabim i bërë me zemër. Në vend që të flasim ne u përpoqëm të bëjmë pa pasur pretendimin që ta zgjidhim këtë problem kaq të madh të migracionit në Evropë pa ndenjur në vend thjesht duket biseduar për këtë.