Meloni nga Shëngjini komenton "RAI 3": Rama s'ka bërë asgjë veçse na ndihmoi, një fushatë denigruese ndaj tij
Kryeministrja italiane Georgia Meloni, po mban një konferencë të përbashkët me Edi Ramën nga kampi në Shengjin.
“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet. Vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar dhe fdoja ta falënderoja edhe popullin shqiptar për mundësinë dhe ndihmën ëqë na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje.
Shpresoj të ketë shembull edhe për BE. Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi. Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nuk është hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë.
Qeveria shqiptare vetëm e ka ndihmuar qeverinë italianë. Kemi dëgjuar etiketime sikur Shqipëria është narkoshtet. Historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën të jete pjesë e BE. Më kujtohet kur në ditët më dramatike nga COVID, qeveria shqiptarë na ndihmoi me 30 mjekë në Lombardi. Kryeministri Rama u falënderua për këtë, dhe një nga gazetat italiane e titulloi përralla e bukur e kryeministrit shqiptar. Do t’ju thoja se ne fakt nuk është ai shënjestra, italianët i janë mirënjohës qeverinë, në shenjë të miqësisë."

