“Pse nuk i çuat fondet për shëndetësinë?”, Meloni: Këto para janë për të zgjidhur një problem! Nëse do kisha 17 mld euro…
Kryeministrja Georgia Meloni i është përgjigjur pyetjes së një prej gazetarëve italiane, gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Shëngjin.
E pyetur se përse fondet që i janë akorduar marrëveshjes së refugjatëve, për sistemin e shëndetësisë italiane, ajo tha se burimet që do përdoren në Shqipëri, janë për të zgjidhur një problem, ndërsa përdorimi në shëndetësi nuk mund ta zgjidhë këtë.
Gazetarja italiane: Përse nuk i shfrytëzuat këto fonde për sektorin e shëndetësisë, por i shfrytëzuar për kampin e refugjatëve?
Meloni: Burimet që do përdoren në Shqipëri, janë për të zgjidhur një problem, ndërsa përdorimi në shëndetësi nuk mund ta zgjidhë këtë. Burimet që më janë kërkuar janë përdorur për të zgjidhur diçka që ma kanë kërkuar qytetarët italianë. Nëse do të kisha pasur ato 17 miliardë euro që shkuan në xhepat e mashtruesve, sigurisht që do t’i kisha çuar për shëndetësinë.
