Kryeministrja italiane në Shqipëri/ Kepi: Meloni synon të forcojë pozitën e saj brenda institucioneve europiane
Gazetarja, Alba Kepi përmes një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Meloni po kërkon të forcojë pozitën e saj brenda institucioneve europiane.
Kepi: Një vizitë strategjike.
Një vizitë e cila zhvillohet 72 orë para votës europiane në Itali.
Një vizitë e cila do të ketë edhe një kosto të madhe ekonomike për faktin që është nënshkruar me 6 nëntor mes Melonit dhe Ramës.
Pra e gjithë vëmendja është se sa do të rëndojë në xhepat e italianëve dhe se sa do të realizohet ky pakt kur eksperienca italiane ka treguar gjatë këtyre viteve se sistemi i azilantëve ka rënë gjithnjë e më shumë në kolaps.
Padyshim Meloni e ka këtë operacion jo vetëm strategjik dhe propagandistik në nivel lokal por është harruar edhe impakti në nivel europian.
Pasi Meloni me këtë çfarë po arrin synon jo vetëm votën europiane por synon të forcojë edhe pozitën e saj brenda institucioneve europiane.
Të mos harrojmë se pas 9 qershorit Meloni apo kandidatët që do të fitojnë në këto zgjedhje do të ulen në parlamentin europian dhe qëllimi kryesor është pikërisht fuqizimi i të djathtës italiane, fuqizimi i partive konservatore që Meloni përfaqëson.
