Komisioni hetimor i TIMS 12 orë mbledhje, japin dëshmitë Balla, Rrumbullaku e Muça
Për 12 orë me rradhë Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ish drejtori i IT, Ervin Muca dëshmuan para Komisioit Hetimor për skandalin e rrjedhjes së të dhënave TIMS.
Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji deklaroi se nga dëshmitë kanë dalë të dhëna befesuese, ndërsa theksoi se pavarsisht përpjekjeve të maxhorancës për bllokim, do ti shkohet deri në fund hetimit parlamentar.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura pasi Balla deklaroi se dispononte informacione të klasifikuara.Socialistët kërkuan mbylljen e dyerve, edhe për dëshmitë e Rrumbullakut çka shkaktoi debate mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës në Komison
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i policosë së shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ish drejtori i IT, Ervin Muca dëshmuan për 12 orë me rradhë në Komisionin Hetimor të Tims, për skandaline rrjedhjes së të dhënëve të këtij sistemi.
Kryetari i Komisionit Hetimor Ervin Salianji,përmes një njoftimi në Facebook, njoftoi se marrja në pyetje e dëshmitarëve ka përfunduar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa deklaroi se janë zbuluar të dhëna befasuesese.
“Në orën 3:26 të mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjes. Do të jemi në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision.
Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar hetimin po shkojmë drejt fundit.
I pari që dëshmoi përreth 3 orë para anëtarëve të Komisonit, ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi që mbledhja të bëhej më dyer të mbyllura, për shkak se dispononte informacione të klasifikuara.
Gjatë mbledhjes nuk munguan as debatet nëse edhe dëshmia e drejtorit të policisë, Muhamet Rrumbullaku, duhet të behej me dyer të mbyllura.
Opozita kërkoi që dëshmia e drejtorit të Policisë të zhvillohet e hapur për publikun por socialistët kundërshtuan duke votuar në bllok, për ti mbyllur dyert dhe kamerat, për dëshminë e Muhamet Rrumbullakut. Kryetari I komisionit hetimor, Ervin Salianji deklaroi se PS ka frikë që të përballet me të vërtetat që mund të dalin nga komisioni
Pas këmbënguljes së maxhorancës mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ishin të pranisjhëm vetëm deputetët e pajisur me certifikatë sigurie. Ndërkohë Saloamnji ka paralajëmuar se do të informojë publikun liudhur me të dhënat që janë zbuluar nga 12 orët e marrjes në pyetje të Ballës, Rrumbullakut e Muçës.


