HIMARA PA KRYEBASHKIAK/ Ja si do të zgjidhet ngërçi, dy emra për postin pas dorëheqjes së Balës

Jep dorëheqjen nga detyra kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala.

Ndërsa në një komunikim, Bala ka sqaruar se vendimin e ka marrë për arsye personale.

HIMARA PA KRYEBASHKIAK/ Ja si do të zgjidhet ngërçi, dy emra

Tashmë pritet të mblidhet me urgjencë Këshilli Bashkiak i Himarës, i cili do të përzgjedhjë një tjetër kryetar të komanduar në këtë bashki. 

Mësohet se dy emrat e diskutuar për të marrë drejtimin e Himarës janë: Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Kujtojmë se Arqile Bollano ka pak ditë që është emëruar nënkryetar Bashkie.

Bala mori këtë post rreth dy muaj më parë, konkretisht më 29 mars. Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri përfunduan në burg.

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Ndërsa, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë.