Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi/ Hazizaj: Tregon se jemi një vend mediokër, vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i drejtë
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 15:42
AvokatI, Sokol Hazizaj në një intervistë në Ora News u shpreh se dhuna ndaj kolegut Sokol Mëngjesi tregon se ne jemi një vend mediokër.
Hazizaj: Mendoj se vendimi Dhomës Kombëtare të Avokatisë për ndalimin e proceseve është i drejtë, madje do thoja është edhe i vonuar.
Një vendim i drejtë nuk ka arsye që të kundërshtohet dhe kontestohet.
Mbrojtja ligjore është themeli i një vendi.
Dhuna ndaj kolegut tonë tregon se jemi një vend mediokër.
Duhet të përkrahet dhe të kuptohet roli i avokatit.
Njerëzit nuk kanë nge që ta lexojnë ligjin.
Për shkak të standarit dhe nivelit arsimor ka edhe keqkuptime.
Njerëz që janë mediokër nuk e kuptojnë avokatinë.
Në Shqipëri bëjnë shërbime për mjetet dhe nuk bëjnë shërbime për shëndetin.
