“Shif e futja një vulë…!”- Zbardhen përgjimet me punonjësin e policisë në Rinas: Kemi një gocë për në Bari, një shok për në Budapest
Prokuroria ka zbardhi skemën, ku punonjës të policisë së Rinasit ishin të përfshirë në një skemë ku përmes ryshfetit lejonin kalimin drejt vendeve të BE të personave me probleme.
Në dosjen e hetimeve del biseda mes Eneo Sulejmani dhe punonjësit te policisë, Briken Tereziu.
Hetimi i këtij rasti është ndjekur nga prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj.
Sulejmani i cili ka edhe një agjenci për prerjen e biletave i dërgonte të dhënat e personave, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS nëse plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit Sotiraq Nune dhe pas disa kominikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla.
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se i eshte refuzuar azili ekonomik ne kete shtet.
Më datë 06.04.2023 ora 06:46 PM ai ka udhëtuar në dalje të territorit të RSH, nga Pika e Kalimit të Kufirit Hani Hotit me automjetin me targë AA982ZH dhe është përpunuar nga punonjësi i policisë me user ne TIMS “PALAJZH”;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;
Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiiu)
Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat
Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore
Eneo: 11:15 me Ëizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vule
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;
Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit Elion Raxha)
Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thui
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;
Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë
Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.
Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023./Panorama



