“Mgjes vlla. Janë nja 2 për Catania Malta”/ Zbardhen përgjimet e bandës së policëve që bashkëpunonin me Eneo Sulejmanaj

Televizioni “Ora News” ka siguruar dosjen e plotë hetimore që zbardh korrupsionin e punonjësve të policisë në Rinas.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin “Signal”, rezulton se më datë 05.01.2024, nga ora 11:25 AM – 12:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu, e konkretisht ata thonë:

Eneo: Mgjes vlla. Jan nja 2 per Catania malta

Në orën 12:21 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Arjona Zoga dhe Yzedin Zeka.

Në orën 12:27PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Arjona Zoga është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.01.2024 ora 12:18 nga punonjësi i policisë me username në TIMS HaliliGe, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Yzedin Zeka është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.01.2024 ora 12:16 nga punonjësi i policisë me username në TIMS HaliliGe, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.