Rruga e “Arbrit” si Rozafa/ Shembja e dherave bllokon kalimin e automjeteve

Këto pamje vijnë sot nga rruga e “Arbrit”. Një pjesë e rrugës është bllokuar nga shembjet shkëmborë dhe dherave nga faqja e malit.

Kjo ka bërë që të bllokohet një pjesë e trafikut, teksa në vendngjarje ndodhet një fadromë që po heq gurët dhe dherat nga rruga.

Kjo nuk është hera e parë që rruga e Arbrit ka shembje ose probleme, duke shkaktuar telashe të shumta për ata që zgjedhin këtë aks.