Provimi i parë i maturës shtetërore, Gjini: U realizua në kushte të larta sigurie

Një ditë më parë u zhvillua provimi i parë i maturës shtetërore, i cili ishte ai i gjuhës së huaj. 

Drejtoresha e politikave arsimore, Zamira Gjini në një intervistë në "Ora News" u shpreh se provimi  është realizuar në kushte të larta sigurie.

"Ishte një ditë e rëndësishme për maturantët sepse ato kanë mbaruar ciklin e arsimit të mesëm të lartë dhe do të përballen me sfidën e provimeve të maturës shtetërore, rezultat që do të ndikojnë për ata dhe për zgjedhjen që do të bëjnë më pas për studimet në universitet, duke synuar drejt tregut të punës. 

Provimi i parë i maturës shtetërore u zhvillua në kushte të larta të sigurisë dhe të administrimit, në zbatim të rregullores së maturës shtetërore. Ishin 144 qendra provimi, të shpërndara në gjithë qytetet e shqipërisë. Për këtë u angazhuan jo vetëm administratorët e zyrave arsimore, por edhe vetë punonjësit e ministrisë së arsimit, të cilët monitoruan dhe mbështetën gjithë proçesin e administrimit në qendrat e provimit të maturës shtetërore", tha ajo