Hetimi i TIMS-it, Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun, Muçën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 15:14
Me datë 4 Qershor Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Ervin Muça thirren si dëshmitarë ne Komisionin Hetimor “TIMS”.
Për shkak të mospaisjes ende me çertifikata sigurie të deputetëve kryetari i komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka vendosur mbledhjen e komisionit diten e Martë datë 4 Qershor.
Ne këtë mbledhje do të dëshmojë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i policisë dhe i akuzuari Muça.
Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e komisionit nga perfaqesuesit e PS.
