Iu gjetën doza kanabisi dhe kokaine, vihet në pranga 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 16:23
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën lëndë narkotike.
Sipas njoftimit, shtetasit me iniciale S.N iu gjetën doza kanabisi dhe kokaine.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin S. N., 40 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis.
