Testohen maturantët dhe Ministria - 30 minuta pas nisjes së provimit, u publikuan pyetjet. Gjimnazistët, të kënaqur me Gjuhën e Huaj
28 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit Gjuhës së Huaj. 30 minuta pas nisjes së procesit, në rrjetet sociale qarkulluan pyetjet e tezës provimit akt ky që u dënua nga Ministria e Arsimit. Vetë gjimnazistët shprehen se nuk u lejua të kopjohet dhe se kanë pritshmëri të larta
28 mijë maturantë u testuan këtë të hënë në lëndën e Gjuhës së Huaj.
30 minuta pasi u futën në klasa, testi u bë publik në rrjetet sociale.
Ministria e Arsimit dënoi aktin por u shpreh se ky veprim nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën e mësuesve e nxënësve.
Maturantët thonë se lajmin për publikimin e tezës e morën vesh pas përfundimit të provimit.
Pavarësisht kësaj parregullsie, tregojnë se provimi shkoi mirë dhe se pritshmëritë i kanë të larta.
Në 10 qershor do të rikthehen sërish në klasa, këtë radhë për t’iu nënshtruar dijeve në Gjuhën Shqipe.

