Testohen maturantët, Malaj: Kemi një ulje të maturantëve, në 2030-ën nuk do kemi më mësues
Pedagogja dhe ish zv. Ministe e Arsimit, Nora Malaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se kemi një ulje të maturantëve dhe se në 2030 nuk do kemi më mësues.
Malaj: Doja t’iu uroja suksese të gjithë maturantëve.
Janë rreth 28 mijë maturantë që futen sivjet për të bërë provimet e maturës.
Kemi një ulje të maturantëve, kemi gati mbi 10 mijë maurantë që nuk janë në sistem dhe kuptohet që më pak maturantë më mirë bëhet menaxhimi i provimit të maturës.
Kemi një rregullore që tashmë i ka të përcaktuara të gjithë detyrimet që kanë maturantët por edhe problemet nëse ato shfaqin.
Kemi provimin e parë që është provimi i gjuhës së huaj.
Është një provim që për herë të parë pëballet maturanti.
Nga një raport që ishte bërë nga qendra Studentore dilte që 87 % e maturantëve kishin ankth dhe stres dhe 52 % e tyre thonin që do kopjonin.
Në gjithë ciklin ky është cikli fundor që mbyll atë që quhet sistemi parauniversitar.
Ne pamq që në kualifikimin e mësuesve patëm një rezultat shumë të dobët.
Një ditë të bëjmë një bisedë më thelluar për ti dhënë disa orientime Ministrisë së Arsimit dhe për të kuptuar që në 2030 ne nuk do kemi më mësues.
