EMRI/ Iu gjetën armë dhe municione në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Berat

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi është kapur me armë dhe municione pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar Sundimi i ligjit u vu në pranga shtetasi Lulëzim Braçja, 51 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.