Digjen plehrat në Kukës, qyteti “mbytet” në tym. Banorët: Lëshohen lëndë kimike, të hetohet qëllimi për zjarrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 15:08
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës prej disa muajsh vijon të digjet. Banorët shprehin shqetësimin për ndotjen e lartë dhe lëndët kimike që lëshohen, ndërsa kërkojnë hetim për qëllimin e zjarrëvënies
Në Kukës prej disa javësh djegia e mbeturinave në vendgrumbullim po krijon një tis ndotjeje.
Në çdo ditë zjarrëfikësit angazhohen për t’i dhënë fund situatës, por pa mundur ta izolojnë përfundimisht.
Banorët ngrenë shqetësimin për kohën e gjatë që ka kalaur pa shuar flakët.
Madje, ata kërkojnë hetim të plotë për qëllimet që fshihen pas zjarrëvënieve.
Në një vit pika e grumbullimit të mbetjeve në Kukës është përfshirë dy herë nga flakët.
Në atë kohë u deshën disa muaj që situata të kthehej në normalitet, ndërsa flakët rinisën në prill.

