U akuzua për dhunë në familje për pronat, gjykata lë në burg Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 12:55
Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës.
Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.
Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësinë, pas vdekjes së Nehat Kullës.
Robert Kulla e kërkon si trashëgimtarë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit.
Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës.
