Publikohet teza e provimit te anglishtes në rrjete sociale, rreth 30 minuta pas fillimit të provimit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 10:54
Në orën 10:00 ditën e sotme ka nisur provimi i parë i Maturës Shtetërore 2024, ai i gjuhës së huaj.
30 minuta pas fillimit të provimit teza ka rrjedhur në rrjete sociale.
Teza e provimit është publikuar nga “Studentet Denoncojne” dhe vjen pas vendosjes të masave strikte të sigurisë, të cilat me sa duket nuk i kanë ndaluar maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefonin e tyre.
