FOTO/ Ky është peshkatari që humbi jetën sot në Bulqizë

Ky është 30-vjeçar, Klodian Kala, që humbi jetën pasditen e sotme, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte me gjenerator.

Nga të dhënat e para mësohet se 30-vjeçari kishte shkuar të peshkonte, duke përdorur një gjenerator, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.