Plazh mes betonit/ Skandal në Durrës, firma e ndërtimit shkarkon inertet te çadrat e turistëve. Askush nuk ndërhyn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 14:44
Këto janë pamjet që vijnë në redaksinë e Ora News nga qyteti i Durrësit.
Një firmë ndërtimi është duke bërë punime shumë pranë detit, teksa ujin e pisët vazhdon ta hedhë pa problem në det.
Një veprim i tillë ka bërë që turistët të largohen të alarmuar, teksa nuk ka një reagim nga instancat vendore apo qendrore.
