Festa e qershive Godolesh, grupet e zonës sjellin atmosferën e këngëve dhe valleve

Me shportat e qershive të mbushura plot, por edhe me ullinj e produkte të tjera në Godolesh u organizua një panair i veçantë.

Kënaqësisë së frutit iu shtua edhe muzika. Grupet e zonës sollën atmosferën e këngëve të zonës

Nuk mungoi muzika e lehtë e transmetuar nga grupet e ftuara.

Fëmijë e të rritur shpesh ia morën valles.

Madje festa zgjati me orë të tëra.

Fermerët shprehen optimist për prodhimin e lartë dhe cilësinë, por problem mbetet krahu i punës dhe çmimi krahasuar me koston.

Nga ana e tij kryebashkiaku i Elbasanit premtoi investime.

Përmes panairit u synua prezantimi jo vetëm I prodhimeve, por edhe i vlerave të zonës.