Vazhdojnë vdekjet në punë/ Punëtorët humbin jetën, asnjë reagim nga instancat shtetërore
Rëndohet bilanci i viktimave në punë. 60 vjeçari Z. Murati është aksidentuar në minierën e një subjekti privat në Bulqizë.
Ndërsa si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Në deklaratën e policisë thuhet se ai është dërguar në spital pa shenja jete.
Ndërkaq në Sarandë mbrëmjen e së shtunës S. Z, 62 vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit ku jetonte. Pas dërgimit në spital ai ka marrë ndihmën e mjekëve.
Pavarësisht ndërhyrjes mëngjesin e kësaj të diele gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar duke u dërguar me urgjencë përmes helikopterit në spitalin e traumës në kryeqytet
Përgjatë këtij viti janë regjistruar 15 ngjarje tragjike të aksidenteve në punë. Ndërsa 5 raste kanë ndodhur vetëm në muajin maj.
Rritja e ndjeshme e numrit të viktimave në punë ka sjellë edhe reagimin e sindikatave.
Në deklaratë kërkohet rritja e sigurisë për punëmarrësit, por edhe kërkohet nga autoriteti të reagojnë për të marrë masa me qëllim ndalimin e përsëritjes së rasteve.
